Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe ndëshkim për personat përgjegjës.
Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se rasti nuk kërkon moral politik, por veprime konkrete dhe llogaridhënie nga institucionet.
Ai ka theksuar se mbiemri Haradinaj nuk duhet të përdoret për të krijuar përshtypjen se dikush është i paprekshëm.
“Askush nuk mund ta përdorë mbiemrin Haradinaj për të krijuar përshtypjen se dikush është i paprekshëm”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka ngritur pikëpyetje për reagimin e institucioneve ndaj shqetësimeve të ngritura para tragjedisë, si dhe ka kërkuar sqarime për pretendimet që lidhen me rastin dhe reagim nga Oda e Avokatëve të Kosovës.
Ai ka paralajmëruar edhe veprime ligjore ndaj atyre që, sipas tij, e përmendin mbiemrin e familjes së tij pa fakte ose e përdorin për të kërcënuar të tjerët.
Në fund, Haradinaj ka kritikuar dështimin e institucioneve për mbrojtjen e grave nga dhuna, duke kërkuar siguri për çdo qytetar të Kosovës.













Comments are closed