Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me profesorin dr. Ilija Srdanoviq, bartësin e Listës Studentore në Serbi, të cilin e ka përgëzuar për rezultatin zgjedhor dhe fitoren.
Lajmin e bëri të ditur vetë Mickoski, përmes një njoftimi ku konfirmoi se gjatë bisedës i ka përcjellë urimet për suksesin e arritur dhe i ka dëshiruar suksese në periudhën e ardhshme.
“E përgëzova për rezultatin e arritur zgjedhor dhe fitoren, si dhe i urova sukses në periudhën që vjen”, ka shkruar Mickoski.
Kryeministri shprehu bindjen se marrëdhëniet e mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen në interes të qytetarëve të të dyja shteteve.
Në njoftimin e Mickoskit nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga biseda telefonike, ndërsa nuk janë paralajmëruar hapa konkretë për bashkëpunimin e ardhshëm. përcjell Zhurnal.mk .














Comments are closed