Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e MO-së në rrezik
Lajmi i Fundit

AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e MO-së në rrezik

Në një takim në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, udhëheqja e Këshillit Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhënie (Albanian American Relations Council – AARC) ngriti shqetësime për gjendjen në Maqedoninë e Veriut gjatë bisedimeve me zyrtarin David M. Maher, përgjegjës për çështjet e këtij vendi në administratën amerikane.

“Marrëveshja e Ohrit nuk ishte thjesht një dokument juridik – ajo përfaqësoi një pajtim historik midis dy popujve që vendosën të ndërtonin një shtet të përbashkët si bashkëthemelues të barabartë,” nënvizoi AARC. “Sot, ajo frymë është nën sulm të drejtpërdrejtë”.

Këshilli ngriti pyetjen që: A janë shqiptarët bashkëthemelues të barabartë në vendin e tyre, apo një popull që thjesht duhet toleruar?

“Nëse fryma e Ohrit zëvendësohet nga logjika e tolerimit, atëherë vendi po largohet nga trajektorja e tij euroatlantike, jo drejt saj,” theksuan përfaqësuesit e AARC-së. “Gjithçka tjetër është semantikë.”

Comments are closed

Related Posts