Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • I dha 15 mijë euro ryshfet për të dalë nga burgu, mbeti edhe në burg edhe pa para
Kronika e Zezë

I dha 15 mijë euro ryshfet për të dalë nga burgu, mbeti edhe në burg edhe pa para

Një i dënuar nga burgu i Prilepit raportoi se është mashtruar me 890,000 denarë (rreth 15 mijë euro), pasi një person i premtoi se do ta ndihmonte ti ulej dënimi me burg.

Sipas raportit të paraqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme të Prilepit, mashtrimi ka ndodhur gjatë dy muajve të fundit.

I dënuari deklaroi se personi K.K. e kishte bindur se kishte një mënyrë për të ndërmjetësuar për uljen e dënimit dhe i kishte dhënë para disa herë.

Pasi kuptoi se premtimet nuk po përmbusheshin dhe se ishte mashtruar, ai e raportoi rastin në polici. Institucionet kompetente po marrin masa për të sqaruar incidentin dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat.

Comments are closed

Related Posts