Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Pjesë të Tetovës, Bërvenicës dhe Leshkës nesër pa rrymë
Lajmi i Fundit

Pjesë të Tetovës, Bërvenicës dhe Leshkës nesër pa rrymë

Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër (23 prill) disa zona në Tetovë dhe rrethinë do të mbeten pa energji elektrike.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen nga ora 09:00 deri në 14:00. Pa rrymë do të mbeten pjesë të qytetit të Tetovës, konkretisht objektet në rrugën “Ivo Lola Ribar”, si dhe objektet që ndodhen pas KEC-it në Tetovë (nga ora 09:30 deri në 14:00).

Njëkohësisht, pa energji elektrike do të jenë edhe disa pjesë të fshatrave Bërvenicë, Leshkë, Cerovë, Poroj dhe Çegrane. Në Poroj, ndërprerja do të përfshijë objektet pranë rrugës rajonale te marketi “Alda”, ndërsa në Leshkë do të preken objektet përgjatë rrugës rajonale. Në Bërvenicë, ndërprerja do të përfshijë një pjesë të fshatit në hyrje nga ana e qytetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i përshtatin obligimet e tyre në përputhje me oraret e paralajmëruara të ndërprerjeve.

Comments are closed

Related Posts