Njëzet persona u arrestuan në veriperëndim të Iranit nën dyshimin për tentim bashkëpunimi me Izraelin, njoftoi agjencia e lajmeve Tasnim të dielën, duke cituar një deklaratë nga prokuroria e provincës së Azerbajxhanit Perëndimor.
Ata akuzohen për dërgimin e informacioneve drejt Izraelit lidhur me vendndodhjen e aseteve ushtarake dhe të sigurisë iraniane.
Izraeli ka nisur një fazë të re sulmesh ndaj Iranit, duke shënjestruar pikat e kontrollit të sigurisë bazuar në informacionet e marra nga informatorët në terren, deklaroi javën e kaluar për Reuters një burim i njohur me strategjinë ushtarake izraelite.















Comments are closed