Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Irani: Nëse “ky kriminel”, “vrasësi i fëmijëve” – Natanyahu është gjallë ne do ta vrasim!
Lajmi i Fundit

Irani: Nëse “ky kriminel”, “vrasësi i fëmijëve” – Natanyahu është gjallë ne do ta vrasim!

Garda Revolucionare, ushtria ideologjike e Iranit, u zotua sot se do të “ndjekë dhe vrasë” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Nëse “ky kriminel”, “vrasësi i fëmijëve”, “kryeministri sionist” është “ende gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe ta vrasim”, thanë Garda Revolucionare në faqen e tyre të internetit Sepah News.

Ndërkohë autoritetet iraniane kanë arrestuar 20 persona në Iranin veriperëndimor me akuzën e përpjekjes për të bashkëpunuar me Izraelin.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, duke cituar një deklaratë nga zyra e prokurorit në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor, në Iranin verior, 20 personat akuzohen se i kanë dërguar informacione Izraelit në lidhje me pozicionet e ushtrisë iraniane dhe instalimeve ushtarake.

Comments are closed

Related Posts