Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Zvicra ndalon fluturimin e avionëve ushtarakë amerikanë për shkak të konfliktit në Iran
Lajmi i Fundit

Zvicra ndalon fluturimin e avionëve ushtarakë amerikanë për shkak të konfliktit në Iran

Zvicra u ka ndaluar dy avionëve ushtarë amerikanë fluturimin mbi territorin e saj për shkak të konfliktit në Iran, njoftoi mbrëmë Qeveria zvicerane.
Autoritetet zvicerane u thirrën në ligjet e neutralitetit të vendit, të cilat ndalojnë fluturimet e palëve të përfshira në konflikt për qëllime ushtarake.
Kërkesa e SHBA-së i referohej dy avionëve vëzhgues (zbulues), sqaron agjencia gjermane.

Megjithatë, u miratuan kërkesat për një fluturim të një avioni mirëmbajtjeje dhe dy avionëve transportues të lidhur me konfliktin në Iran. Autoritetet zvicerane deklaruan se lejohen fluturimet për qëllime humanitare ose mjekësore, siç është transporti i të plagosurve, si dhe fluturimet që nuk kanë lidhje me konfliktin.

Comments are closed

Related Posts