Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ambasadori Meidani, organizoi takim me shoqërinë civile dhe ambasadorin e Zvicrës në Innox Center
Lajmi i Fundit

Ambasadori Meidani, organizoi takim me shoqërinë civile dhe ambasadorin e Zvicrës në Innox Center

Ambasadori Denion Meidani, së bashku me Ambasadorin e Zvicrës, Christoph Sommer, organizuan në Innox Center një takim prezantues dhe joformal me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, OJQ-ve dhe mediave.

Gjatë takimit u diskutua për integrimin në Bashkimin Evropian, rolin e shoqërisë civile, rëndësinë e mediave të përgjegjshme si dhe dimensionin më të gjerë të qeverisjes së mirë – elemente kyçe për një shoqëri demokratike, të qëndrueshme dhe me vizion përpara.

Në fokus ishte edhe angazhimi i partnerëve ndërkombëtarë në terren, veçanërisht kontributi i Bashkëpunimit Zviceran në mbështetjen e zhvillimit institucional, dialogut social dhe progresit gjithëpërfshirës.

Ambasadori Meidani shprehu mirënjohje për Innox Center për mbështetjen dhe për krijimin e një hapësire që nxit dialogun dhe shkëmbimin e ideve.

Comments are closed

Related Posts