Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Gashi: Të gjithë deputetët e VLEN, e mbështesim rezolutën për UÇK
Ballina

Gashi: Të gjithë deputetët e VLEN, e mbështesim rezolutën për UÇK

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka dhënë intervistën e radhës në Dialog te Lajmi në Lajm TV.

Gashi i pyetur për rezolutën e UÇK-së ka nënvizuar se të gjithë deputetët e VLEN-it do ta mbështesin këtë rezolutë.

“Sa kam informacion nga koordinatori parlamentar i grupit të VLEN-it, zotit Bekim Qoku, ai ka qenë në komunikim me koordinatoren e grupit të Frontit Evropian. Dhe ka kërkuar vetëm kohë sa të sheh rezolutën dhe të konsulltohet. Por, shumë shpejt pas disa minutave është publikuar rezoluta. Natyrisht, VLEN-i ka qenë i vendosur para aktit të kryer. Nuk kemi pasur mundësi ti vendosim nënshkrimet që në fillim. Ajo është cështje procedurale nga ana tjetër. VLEN-i u deklarua se e mbështet deklaratën me votë, me pjesëmarrje në Komision. Kurdo që vendoset pika në rend dite kur plotësohen kushtet. Gjithë deputetët e VLEN-it do ta votojnë dhe do ta mbështesin këtë rezolutë” , deklaroi Gashi.

Comments are closed

Related Posts