Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Drejtori i BZHR, Imeri: Nënshkruam  marrëveshje bashkëpunimi me UNDP, për vitin 2026-2027
Lajmi i Fundit

Drejtori i BZHR, Imeri: Nënshkruam  marrëveshje bashkëpunimi me UNDP, për vitin 2026-2027

Postimi i plotë nga drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Amet Imeri.

“Aktivitetet e planifikuara me UNDP-në për periudhën 2026–2027 përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe përmirësimin e kapaciteteve infrastrukturore lokale. Me nënshkrimin e Aneksit të marrëveshjes së bashkëpunimit me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigoryan, konfirmojmë vazhdimësinë dhe thellimin e partneritetit të orientuar drejt zhvillimit rajonal të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

Projekti “Komunat si nxitës të zhvillimit të qëndrueshëm”, i mbështetur financiarisht nga Byroja për Zhvillim Rajonal dhe i zbatuar nga UNDP, mbetet një instrument kyç për forcimin e kapaciteteve të komunave dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të gjithë vendin”, ka përfunduar Imeri.

Comments are closed

Related Posts