Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Tre persona arrestohen me marihuanë në Gostivar: Shoferi ishte pa leje dhe me automjet të paregjistruar
Kronika e Zezë

Tre persona arrestohen me marihuanë në Gostivar: Shoferi ishte pa leje dhe me automjet të paregjistruar

Një kontroll rutinë i policisë së Gostivarit mbrëmë është kthyer në një arrestim të trefishtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “JNA”, ku policia ndaloi një automjet të tipit “Chevrolet Spark”.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një kuti me marihuanë te 23-vjeçari me iniciale H.L., i cili shoqërohej nga dy persona të tjerë, B.Z. (27) dhe A.Z. (24).

Ajo që e rëndon edhe më shumë situatën është papërgjegjshmëria në timon. Nga verifikimi doli se shoferi, A.Z., po e drejtonte makinën pa pasur fare leje drejtimi, ndërsa vetë automjeti “Chevrolet” ishte me regjistrim të skaduar.

Comments are closed

Related Posts