Ish-kryetari i Alternativës dhe përfaqësuesi i kësaj partie nga rradhët e VLEN, Zeqirja Ibrahimi, ka nënvizuar se provimi i jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedone, është pasojë e moszyrtarizimit të gjuhës shqipe nga BDI.
Ai ka theksuar, se me gjuhën shqipe kinse është zyrtare, u gënjye edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Postimi i plotë:
Ra provimi i jurisprudencës e u pamë!
Pas disa viteve, qëkur e kishin gënjyer kryeministrin e Shqipërisë se shqipja në RMV është bërë zyrtare, më në fund edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup e mori vesh se shqipja te ne nuk qenka zyrtare dhe se një provim i jurisprudencës në shtetin tonë nuk mbaheshka edhe shqip për së paku dy dekada me radhë.
Asnjëherë nuk është vonë për ta kuptuar të vërtetën.















Comments are closed