Ditën e djeshme JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një mësuesi i cili shprehu zhgënjimin ndaj qeverisë për mosmbajtjen e premtimeve lidhur me rritjen e pagave në arsim.
Ai tregoi se u rikthye në Shqipëri me shpresën se vitet e studimit dhe eksperienca nuk do të shkonin dëm, por në fakt realiteti është i trishtë dhe me qindra probleme.
Duke marrë shkas nga ky denoncim, disa denoncime të tjera kanë mbërritur punonjës të tjerë nga disa prej sektorëve më të rëndësishëm publik.
Denoncimi 1:
Pershendje! 1 premtim I mbajtur nga qeveria shqiptare ( kryeministri ) Per rrije pagash nga 1 janari.. Si per ne te oshee qe do kishte rritet prej 75milkesh ,gjithashtu edhe per profesionet e tjera qe premtoj. Me ne fund asnje ne llogari. Paga vazhton t jet e njer..
Denoncimi 2:
Pershendetje jam efektiiv i sherbimit zjarrfikes zoti Edi Rama kishte ber premtimin per shtimin e rrogave dhe do ta bej pjesen e pagave si te FA por ishte i rrem ju lutem anonim
Denoncimi 3:
Pershendetje, jo vetem mesuesit por dhe policia nuk perfitoj rritje page dhe as indeksim 2,5 % sipas premtimit per ne janar te 2026 Dhe e dini ju anonim
Denoncimi 4:
JOQ beni nje postim per ne zjarrfiksat se na kan len ne meshir te fatit..na than per rritje rrogash edhe se ka ven njeri ujin ne zjarr fare. Faleminderit
Denoncimi 5:
Pershendetje Joq, As policia e burgjeve s ka marre asgje















Comments are closed