Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mexhiti mirëpret ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Forcimi i bashkëpunimit institucional, mbetet prioritet i përbashkët
Ballina

Mexhiti mirëpret ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Forcimi i bashkëpunimit institucional, mbetet prioritet i përbashkët

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Alper Aktaş. Takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, Mexhiti theksoi rëndësinë e lidhjeve historike dhe kulturore që bashkojnë Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të institucioneve turke dhe rolin e tyre në forcimin e bashkëpunimit institucional.

“Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë i bashkojnë lidhje të hershme kulturore dhe një traditë bashkëpunimi institucional. Besoj se gjatë mandatit të ambasadorit Aktaş do të kemi mundësi ta thellojmë edhe më tej këtë bashkëpunim”, theksoi Mexhiti.

Në përfundim të takimit, kryetari Mexhiti falënderoi ambasadorin Aktaş për vizitën dhe i uroi suksese në përmbushjen e misionit të tij diplomatik, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts