Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • BE-ja shpreh ngushëllime për shpërthimin në fabrikën e çelikut në Turqi
Lajmi i Fundit

BE-ja shpreh ngushëllime për shpërthimin në fabrikën e çelikut në Turqi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu të hënën ngushëllimet e saj për shpërthimin vdekjeprurës në një fabrikë çeliku në Turqi, ku humbën jetën të paktën 16 persona, transmeton Anadolu.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga lajmi për shpërthimin në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Aliaga. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave”, shkroi von der Leyen në platformën sociale amerikane X.

“I dashur @RTErdogan (presidenti turk Recep Tayyip Erdogan), mendimet e mia janë me Turqinë në këtë moment të vështirë”, shtoi ajo.

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u lënduan, përfshirë dy në gjendje të rëndë, nga një shpërthim në një fabrikë të hekurit dhe çelikut në rrethin Aliaga të qytetit të Izmirit gjatë zëvendësimit të një furre.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts