Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • MPB: Raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës, përfundon pa incidente
Ballina

MPB: Raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës, përfundon pa incidente

Raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Komunën e Bërvenicës është zhvilluar pa incidente dhe pa shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

Kështu njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), duke bërë të ditur se gjatë gjithë ditës ka ndërmarrë masa dhe aktivitete brenda kompetencave të saj për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas MPB-së, aktivitetet policore kishin për qëllim sigurimin e një procesi të qetë dhe të sigurt zgjedhor, mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve dhe ruajtjen e gjendjes së favorshme të sigurisë.

Ministria konfirmon se gjatë raundit të dytë nuk janë regjistruar incidente.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts