:Ishte kënaqësi që sot, së bashku me kolegët e komunave të tjera, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, të mirëpresim Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Albulena Haxhiu.
Ne jemi një popull i lidhur fort, jo vetëm përmes gjakut, gjuhës dhe historisë sonë të përbashkët, por edhe përmes përjetimeve, sfidave, tragjedive dhe gëzimeve që kemi ndarë ndër vite. Kemi qenë pranë njëri-tjetrit në ditë të mira e të vështira dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.
Me më shumë bashkëpunim institucional, ekonomik, kulturor dhe njerëzor, do t’i forcojmë edhe më shumë lidhjet tona dhe do të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi për të mirën e qytetarëve tanë”, ka mbaruar postimin e tij, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.















Comments are closed