Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekaj, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës.
Kurti tha se ngjarja është tronditëse dhe se viktima kërkoi mbrojtje të cilën nuk e mori duke sjellë dhe pasojat fatale.
“Arlinda Zekaj u vra dje, vrasja mizore është tejet tronditëse për të gjithë ne. Tri ditë para se të vritej Arlinda i ishte drejtuar Prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun e jetës së saj, këto rrethana kërkojnë hetim të plotë dhe të menjëhershëm, ndërkohë që dorasi është në arrati. Pra ende nuk është arrestuar.
Prokuroria dhe përgjegjësit duhet të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e saj, pse paralajmërimi për rrezikun ndaj jetës nuk është parandaluar me masa mbrojtëse dhe nëse ka pasur neglizhencë ose mosveprim nga ana e zyrtarëve përgjegjës, cdo shkelje duhet të zbardhet dhe cdo përgjegjësi duhet të trajtohet sipas ligjeve”, u shpreh Kurti.














Comments are closed