Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Nis gjykimi ndaj Artan Grubit dhe shtatë të akuzuarve, për “Lotarinë Shtetërore”
Ballina

Nis gjykimi ndaj Artan Grubit dhe shtatë të akuzuarve, për “Lotarinë Shtetërore”

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nis gjykimin ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe shtatë personave të tjerë për rastin e “Lotarisë Shtetërore”.

Ata akuzohen se gjatë viteve 2023 dhe 2024 kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe i kanë shkaktuar dëm “Lotarisë Shtetërore” prej rreth 507.6 milionë denarësh.

Aktakuza është ngritur më 13 gusht nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Të gjithë të akuzuarit dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, për të cilën parashihet dënim me burg deri në pesë vjet.

Lënda do të gjykohet nga gjyqtarja Biljana Shuplinovska-Jovevski.

Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, i cili është i pandehuri i parë, ende ndodhet në arrati. Prokuroria ka kërkuar që ndaj tij të caktohet paraburgim.

Për Artan Grubin është kërkuar vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak.

Grubi u arrestua në pikën kufitare Bllacë në shkurt, pas më shumë se 14 muajsh në arrati. Pas marrjes në pyetje në Prokurori, atij iu caktua arrest shtëpiak.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts