Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Përurohet rruga nga Reçica e Madhe, deri te pika pagesore Tetovë – Gostivar
Ballina

Përurohet rruga nga Reçica e Madhe, deri te pika pagesore Tetovë – Gostivar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar përfundimin e punimeve dhe promovimin e aksit të ri rrugor që lidh urën në Reçicë të Madhe me pikën pagesore Tetovë – Gostivar.


Sipas njoftimit zyrtar, projekti përfshin një gjatësi prej 1.485 metrash, me gjerësi prej 6 metrash si dhe trotuar me gjerësi prej 1.5 metrash. Ky investim synon të rrisë sigurinë në komunikacion, të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të përmirësojë kushtet e lëvizjes për banorët e zonës dhe të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë këtë rrugë.


Kasami e ka vlerësuar këtë projekt si realizim të një tjetër premtimi konkret, duke theksuar se fokusi i administratës mbetet punët praktike dhe përfundimi i projekteve infrastrukturore në terren.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts