Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine.
Nga Andi Bushati
Askush nuk mund të vërë bast se kur do të bjerë Edi Rama, por tani të gjithë e dinë se kurba e rënies së tij është e pakthyeshme. Për të kuptuar këtë, më shumë se gjithçka, na shërben portreti që po skicohet në shtypin perendimor për kryeministrin tonë, që prej ditës kur në Shqipëri filloi ai që më pas u emërtua si revolucioni i flamingove.
Në këtë muaj të bekuar, që nisi me tërheqjen zvarrë të një protestuesi në Zvërnec, për tu fuqizuar në mënyrë progresive në buvevardin e Tiranës, shumë gjëra kanë ndryshuar. Prej dy dekadash, autokrati që sundon me dorë të hekurt Shqipërinë, përshkruhej nga gazetarët e huaj si artisti që i dha ngjyra një kryeqyteti të zymtë, si lideri që kishte shancin ta nxirrte popullin e tij nga obskurantizmi, si udhëheqësi vizionar që do ndërtonte paqen rajonale, si njeriu të ciliti iu dha shnaci të bënte vendin e tij pjesë të familjes së madhe evropiane.
Kjo kartolinë është shkrumbuar në mënyrën më spektakolare të mundshme vetëm brenda 30 ditëve. Sot Edi Rama po shpërfaqet me forcën e gjithë asaj që ai ka tentuar ta fshehë ndër vite. Në dhjetra artikuj të New York Times, The Guardian, Politico, The Times, CNN, Der Spiegel, Le Monde, që kanë folur për ne, me një denduri që nuk ishte parë që prej vitit të mbrapshtë 1997, ai përshkruhet si një politikan që ka favorizuar pabarazinë përpala ligjit, korrupsionin institucional dhe u ka dhënë prioritet oligarkëve lokalë.
Nga kampioni që reket të integrojë vendin në BE, Rama po vizatohet si pengesa më e madhe për realizimin e kësaj sfide. Bibla e të majtës britanike The Guardian, citoi disa deputetë që alarmonin për rrezikun e dëmtimit të aspiratave të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Le Monde e tregonte protestën si një reagim kundër një sistemi të dominuar nga oligarkë dhe fryt i marëdhënieve të errëta të biznesit me pushtetin. Jo rastësish kjo gazetë citonte manifestues që e vizatonin kryeministrin si dikë që sillet sikur vendi të ishte pronë e tij. Britanikia The Times e raportonte revoltën e të rinjve pa parti si një lëvizje kundër korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes. Reuters që theskonte faktin se mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministritt e arsyetonte këtë thitrrje me pakënaqësinë ndaj qeverisjes.
Në një testim që redaksia e Lapsi.al bëri disa ditë më parë në aplikacionet e kërkimit me inteligjencë artificiale aty dilte qartaz dhe prerë se imazhi mediatik i ndërtuar me mund, para, dhe PR, për vite me radhë, është shembur vetëm brenda pak kohe kur u përball me pasqyrën e lëvizjes qytetare.















Comments are closed