Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kasami: Drejtësia ishte kërkesë e VLEN-it, ministri i mëparshëm nuk zgjidhi problemin e studentëve
Ballina

Kasami: Drejtësia ishte kërkesë e VLEN-it, ministri i mëparshëm nuk zgjidhi problemin e studentëve

“Rikonstruimi i qeverisë”, Kasami: Jemi të kënaqur me ndarjen e posteve, “Drejtësia” ka qenë kërkesë e jonë.

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në “Vetëm intervistë” në Kanal 5, duke folur për rikonstruimin e qeverisë dhe dy vitet e qeverisjes së VLEN, ka thënë se janë të kënaqur si dhe për punën e ministrave të tyre.


“Fillimisht është folur për të mbajtur pozicionet që kishim, por ne gjithë kohës flasim me kryeministrin se si të zgjidhet një nga problemet, ai i Provimit të jurisprudencës si të gjendet zgjidhje më e shpejtë që të mos vazhdojë kjo situatë tensionuese mes studentëve. Një nga propozimet ka qenë të zgjidhet me ndryshimin e kuadrove”, ka thënë Kasami.

Ai tha se jo që deshëm të përzihemi në zgjidhjet kadrovike të koalicionit qeveritar, por siç tha, “kemi raport korrekt edhe me kryeministrin dhe është me rëndësi të ketë mirëkuptim”.

“Ministri i deritashëm i Drejtësisë nuk ishte i gatshëm të gjejë zgjidhje. Ka qenë kërkesë jonë se jemi të gatshëm të përballemi me këtë për të gjetur zgjidhje për studentët”, ka thënë Kasami.

Comments are closed

Related Posts