“Ekipi i zjarrfikësve ndodhet në terren dhe po ndërhyn pa ndërprerje për shuarjen e zjarrit në fshatin Negotinë. Megjithatë, për shkak të kushteve të vështira dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, situata mbetet mjaft e rëndë dhe zjarri ende nuk është arritur të lokalizohet.
Të gjitha kapacitetet janë në gatishmëri të plotë për të vënë situatën nën kontroll. Ju bëjmë thirrje banorëve të zonës për kujdes të shtuar”, ka kumtuar njësiti i zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”.














