Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi, falenderon OSBE dhe zv/ministrin Shabani, për donacionet në zyrat e Zjarrfikësve, Këshillit Rinor dhe uniformat e Ndërrmarjes
Ballina

Feti Abazi, falenderon OSBE dhe zv/ministrin Shabani, për donacionet në zyrat e Zjarrfikësve, Këshillit Rinor dhe uniformat e Ndërrmarjes

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka falenderuar publikisht përfaqësuesit nga misioni i OSBE-së dhe Shkëlqim Zilbearin, për dhurimin e pajisjeve pëe zyrat e Zjarrfikësve dhe Këshillin Rinor. Ndërsa, zv/ministrin e Mbrojtjes Admir Shabani, e ka falenderuar për dhurimin e uniformave, për punëtorët e ndërrmarjes publike “NPK Sharri”.

Dy donacione të vlefshme për Komunën e Bogovinës!

Sot pranuam dy donacione të rëndësishme që do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve tona.

Falënderoj misionin e OSBE-së, veçanërisht zyrtarët Cheryl Lyon dhe Shkëlqim Zilbeari, miq të Komunës sonë, për donacionin e pajisjeve për zyrat e zjarrfikësve dhe Këshillit Rinor.

Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për Bajram Xhemailin, afaristin nga Zvicra, si dhe për Fatmir Rushanin dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes Admir Shabani, për donacionin e veshmbathjeve për punëtorët e NPK “Sharri”.

Faleminderit të gjithëve për solidaritetin, mbështetjen dhe kontributin konkret për zhvillimin e komunës sonë!”, ka përfunduar, Abazi.

Comments are closed

Related Posts