Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • 187 prokurorë votojnë sot për pasuesin e Islam Abazit, pesë kandidatë në garë
Lajmi i Fundit

187 prokurorë votojnë sot për pasuesin e Islam Abazit, pesë kandidatë në garë

Sot, 187 prokurorë publikë votojnë për të zgjedhur drejtuesin e ri të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

Në garë për këtë funksion janë pesë kandidatë: Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Lidija Raiçeviq, Iskra Haxhi-Vasileva dhe Jovan Cvetanovski.

Votimi është paraparë të zhvillohet nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Zgjedhja e shefit të ri të kësaj prokurorie konsiderohet e rëndësishme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për pavarësinë e prokurorisë dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts