Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani dënon kërcënimet ndaj Blendi Hodait: Fjala e lirë nuk guxon të frikësohet
Lajmi i Fundit

Zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani dënon kërcënimet ndaj Blendi Hodait: Fjala e lirë nuk guxon të frikësohet

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të raportuara ndaj kryetarit të organizatës “Forumi për Ndryshime në Arsim”, Blendi Hodai, duke kërkuar hetim institucional të rastit dhe mbrojtje të lirisë së shprehjes.

Përmes një reagimi publik, Sulejmani dënoi kërcënimet ndaj Hodait dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë ndaj aktivistit të arsimit.

“Dënoj ashpër kërcënimet e bëra ndaj kryetarit të organizatës ‘Forumi për Ndryshime në Arsim’, z. Blendi Hodai, dhe shpreh përkrahjen time ndaj tij”, deklaroi Sulejmani.

Ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e përgjegjësve.

“Ftoj organet përgjegjëse ta hulumtojnë këtë rast”, theksoi zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Sulejmani nënvizoi se liria e fjalës mbetet një nga shtyllat themelore të demokracisë dhe paralajmëroi se nuk duhet lejuar cenimi i saj.

“Fjala e lirë është vlera më e lartë e demokracisë. Kemi bërë shumë në këtë drejtim dhe tani nuk duhet t’i lejojmë askujt ta dëmtojë atë”, u shpreh ai.

Në fund të reagimit, Sulejmani i dha mbështetje publike Blendi Hodait me mesazhin: “Forca, Blendi Hodai!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts