Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Komandant Hoxha: Lufta e UÇK-së po përvetësohet nga “uniformat e hekurosura”, trimat në harresë
Lajmi i Fundit

Komandant Hoxha: Lufta e UÇK-së po përvetësohet nga “uniformat e hekurosura”, trimat në harresë

Xhezair Shaqiri ka reaguar përmes një postimi publik, duke kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet dhe paraqitet lufta e UÇK-së.

Ai thotë se “ata me uniforma të hekurosura mirë, që janë paraqitur për ‘selfie’ pas betejave, e kanë përvetësuar luftën e trimave”, ndërsa luftëtarët e vërtetë janë lënë në harresë dhe janë përbuzur.
Sipas tij, opinioni është manipuluar për më shumë se dy dekada me fotografi dhe dezinformata nga persona që nuk e kanë përjetuar luftën drejtpërdrejt.

Ai thekson se, përderisa nderohen dëshmorët, në anën tjetër nënçmohen dhe përsekutohen ushtarët e vërtetë të UÇK-së, të cilët, siç shprehet, jetojnë mes qytetarëve si “dëshmorë të gjallë” dhe mbajnë ende pasojat e plagëve.
Shaqiri shton se për të folur për luftën duhet të kesh marrë pjesë në beteja ose të kesh njohuri reale për strukturat ushtarake dhe zhvillimet në terren.

Ai kritikon edhe tubimet për UÇK-në, duke theksuar se ato po mbahen për t’u dhënë hapësirë personave që nuk kanë çfarë të tregojnë për betejat, por janë aty vetëm për të duartrokitur.

Në reagimin e tij përmendet edhe Komandant Sokoli dhe bashkëluftëtarët e tij, për të cilët thotë se po vuajnë në burg, ndërsa shton se kjo është një çështje për të cilën “nuk ka koment”.
Në fund, ai bën thirrje që në organizimet përkujtimore të flasin vetë luftëtarët, duke theksuar se edhe nëse nuk janë të përgatitur në aspektin e fjalorit, ata ofrojnë historinë e vërtetë të luftës, të përjetuar drejtpërdrejt.

Ai gjithashtu kërkon që vende si Sllupçani dhe zonat tjera ku janë zhvilluar beteja të kenë më shumë organizime historike për brezat e ardhshëm, dhe jo të shërbejnë për paraqitje simbolike apo “selfie”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts