“TAKIM BASHKËPUNIMI ME ZJARRFIKËSIT E OBERHAUSEN-IT NGA GJERMANIA
Sot kishim kënaqësinë e veçantë të prisnim në një takim profesional kolegët tanë zjarrfikës nga Oberhausen-i i Gjermanisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në këtë takim të përbashkët, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit nga Njësia e Zjarrfikësve të Gostivarit, bashkëbiseduam hapur për sfidat e përditshme, i njoftuam mysafirët tanë me punën e bërë deri më tani në terren, si dhe prezantuam mjetet e pajisjet logjistike që kemi aktualisht në dispozicion.
Përmes këtij takimi frytdhënës, vendosëm ura të forta komunikimi dhe dakordësuam ruajtjen e kontakteve të drejtpërdrejta. Ky është vetëm hapi i parë drejt një bashkëpunimi afatgjatë me zjarrfikësit e Oberhausen-it, me synim shkëmbimin e ideve, përvojave profesionale dhe aftësimin e mëtejshëm të kapaciteteve tona operative.
Vazhdojmë me përkushtim për të ngritur standardet e sigurisë dhe për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë!“, ka njoftuar faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.















Comments are closed