Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Shasivari: Në tetor prezantoj para studentëve, zgjidhjen për provimin e jurisprudencës
Ballina

Shasivari: Në tetor prezantoj para studentëve, zgjidhjen për provimin e jurisprudencës


Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka njoftuar se në gjysmën e parë të tetorit do të prezantojë zgjidhjen ligjore për mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës.

Sipas njoftimit të ministrit, në një takim të përbashkët do të ftohen studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike, ku do të prezantohet zgjidhja e propozuar dhe do të diskutohen kërkesat e paraqitura deri më tani.

Shasivari bëri të ditur se deri tani janë dorëzuar pesë kërkesa nga asociacionet studentore. Tri prej tyre lidhen me mundësinë e dhënies së provimit në gjuhën shqipe, një kërkesë për dhënien e provimit në gjuhën angleze, ndërsa një tjetër kërkon zhvillimin e provimit në gjuhën angleze dhe turke.

“Synimi ynë është që përmes dialogut të hapur, qasjes gjithëpërfshirëse dhe respektimit të standardeve evropiane, t’i shqyrtojmë të gjitha kërkesat dhe të përcaktojmë hapat e mëtejshëm institucionalë”, ka deklaruar Shasivari.

Takimi pritet të shërbejë si forum për diskutimin e kërkesave të studentëve dhe për përcaktimin e zgjidhjes ligjore për organizimin dhe zhvillimin e provimit të jurisprudencës.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts