“Zjarri në fshatin Kallnik lokalizohet dhe shuhet në kohë rekord!
Falë ndërhyrjes së shpejtë, profesionale dhe të kordinuar të ekipit tonë të zjarrfikësve, është arritur të lokalizohet dhe të shuhet plotësisht një zjarr në fshatin Kallnik, i cili rrezikonte të merrte përmasa të mëdha. Përkushtimi dhe gatishmëria e zjarrfikësve tanë në teren bëri që çdo gjë të vihet nën kontroll pa dëme në njerëz.
APEL I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË QYTETARËT
Edhe një herë, Ju bëjmë thirrje dhe apel të gjithëve: MOS NDZINI ZJARRE NË AMBIENTE TË HAPURA!
Kujdesi duhet të jetë maksimal: Temperaturat e larta dhe era mund ta kthejnë një shkëndijë të vogël në një katastrofë të madhe.
Mbroni ambientin dhe jetën: Mos ndizni mbeturina, fusha apo pyje. Siguria e përbashkët varet nga ndërgjegjësimi i secilit prej nesh.
Bashkë për një ambient më të sigurt! Faleminderit ekipit për punën e palodhshme dhe qytetarëve për bashkëpunimin. Njësiti ynë mbetet gjithmonë në shërbimin tuaj”, kanë kumtuar në Facebook, zjarrfikësit “Bogovinë&Vrapçisht”.















Comments are closed