Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Uncategorized
  • Zjarrfikësit e Bogovinës, asistojnë në shuarjen e zjarrit, në Llomnicë dhe Vranjovcë të Gostivarit
Uncategorized

Zjarrfikësit e Bogovinës, asistojnë në shuarjen e zjarrit, në Llomnicë dhe Vranjovcë të Gostivarit

Ekipi ynë i zjarrfikësve, në bashkëpunim operativ me Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve të Gostivarit, ka ndërhyrë në fshatin Vranjovc. Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit profesional ndërmjet dy ekipeve, zjarri është lokalizuar me sukses dhe është fikur plotësisht, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Falënderojmë kolegët nga Gostivari për bashkëpunimin efektiv në terren.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar dhe për raportim të menjëhershëm të çdo vatre të dyshimtë zjarri.

Gjithmonë në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve!”, kanë njoftuar zjarrfikësit “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.

Gjithashtu, ata kanë konfirmuar asistimin ndaj zjarrfikësve të Gostivarit, edhe nē fshatin Llomnicë.


“Ekipi ynë i zjarrfikësve, në bashkëpunim me kolegët nga Njësia e Zjarrfikësve të Gostivarit, është duke ndërhyrë intensivisht për të vënë nën kontroll dhe për të fikur zjarrin që ka përfshirë një objekt në fshatin Llomnicë.

Ekipet tona po punojnë krah për krah me përkushtim maksimal për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar dëmet e mëtejshme”, kanë mbaruar shkrimin e postimit, zjarrfikësit “Bogovinë&Vrapçisht”.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts