Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Arrestohet personi që bëri thirrje, për pushkatimin e Ramush Haradinajt
Kosovë

Arrestohet personi që bëri thirrje, për pushkatimin e Ramush Haradinajt

Është arrestuar personi i cili nga Kuvendi i Kosovës gjatë të mërkurës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit, Ramush Haradinaj.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Po personi i dyshuar është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të merren veprimet procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në përgjigje.

Pak para se të njoftohet lidhur me arrestimin, Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me personin i cili sot në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit të Aleancës, Ramush Haradinaj.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts