Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Zekolli: Autostrada Kërçovë–Ohër, do lidhet me Strugën dhe Shqipërinë, përmes Korridorit 8
Lajmi i Fundit

Zekolli: Autostrada Kërçovë–Ohër, do lidhet me Strugën dhe Shqipërinë, përmes Korridorit 8

Autoritetet garantojnë se Autostrada Kërçovë–Ohër, do të lidhet me Strugën dhe do të përfundojë me Shqipërinë përmes Korridorit 8.

Ky projekt kushton 1.3 miliardë euro, prej të cilave sipas zv.ministres së Transportit Kaltrina Zekolli, 500 milionë euro tashmë janë lëshuar për kompaninë Bechtel dhe Enka ndërsa vetëm për vitin 2026 janë lëshuar mbi 90 milionë euro.

Ajo shtoi se, nëse do të ketë nevojë për fonde shtesë, do të bëhet rishikim i buxhetit.

“Në Korridorin 8, po punohet në të gjitha segmentet. Aktualisht për segmentin Trebenishtë – Qafëthanë, kryeministri paralajmëroi se priten përfaqësuesit e UNESCO-s që të gjendët zgjidhje. raporti përfundimtarë është në muajin qershor dhe pastaj do të shohim se çfarë alternative do të gjejmë por që patjetër do të kemi lidhshmëri me Shqipërinë dhe Struga do të jetë e kyçur,” tha Kaltrina Zekollit – Zëvendës Ministre e Transportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts