Njoftimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë, të nderuar pacientë,
Pas reagimeve të opinionit, në media dhe portale, për pajisjet mjekësore të cilat kanë mbetur në harresë, ju njoftojmë se aparatura për sterilizim tashmë është vendosur në funksion dhe punon me kapacitet të plotë.
Ky është një hap konkret drejt shfrytëzimit të çdo investimi në shërbim të pacientëve dhe përmirësimit të kushteve në spitalin tonë.
Do të vazhdojmë me përkushtim të punojmë për një spital më modern, dhe më efikas për qytetarët tanë.
Ju faleminderit për besimin tuaj.”, ka shkruar drejtori i spitalit të Tetovës, Erzen Elezi.














