Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Xhezair Shaqiri: Shqipëria dhe Kosova, u kanë borxh respekt ushtarëve të UÇK-së
Ballina

Xhezair Shaqiri: Shqipëria dhe Kosova, u kanë borxh respekt ushtarëve të UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, ka reaguar pas raportimeve se Bekir Halimit i është ndaluar hyrja në Shqipëri.

Në një reagim në Facebook, Shaqiri ka publikuar edhe një fotografi të Bekir Halimit me Zolën gjatë luftimeve të UÇK-së në Haraçinë, në vitin 2001, duke theksuar se Halimi ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.


Shaqiri shkruan se deri më tani mund të kuptoheshin deri diku ndalimet dhe kontrollet në kufijtë e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, por se një veprim i tillë nga Shqipëria apo Kosova është i pakuptueshëm për të.


“Deri dje i kuptonim disi ndalimet dhe maltretimet në kufijtë e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, por kjo që po ndodh në Shqipëri dhe Kosovë nuk po e kap radari im kombëtar”, ka shkruar ai.


Sipas Shaqirit, në opinion janë shfaqur grupe që ofendojnë dhe kërcënojnë shqiptarët e besimit islam, ndërsa institucionet nuk reagojnë. Ai përmendi rastet e Valon B. dhe Bekir Halimit, duke kërkuar sqarime për arsyet e ndalimit të tyre nga shtetet shqiptare.


Në reagimin e tij, Shaqiri ka hedhur edhe akuza për përçarje fetare dhe për sulme ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së që i përkasin besimit islam. Këto pretendime përfaqësojnë qëndrimin e tij personal të shprehur në rrjetet sociale.


“Na e keni borxh respektin për të gjithë ushtarët e UÇK-së. Bëni durim edhe rreth 20 vjet dhe nuk do të jemi më në këtë jetë që t’jua pengojë sytë prania e UÇK-së”, përfundon reagimi i Xhezair Shaqirit.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts