Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Ministri Lamallari, tregon pse u shpallën “non grata”, Valon Bela dhe hoxhë Bekir Halimi
Lajmi i Fundit

Ministri Lamallari, tregon pse u shpallën “non grata”, Valon Bela dhe hoxhë Bekir Halimi

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, bëri të ditur se vendimi për shpalljen persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare të dy shtetasve nga Maqedonia e Veriut, Valon Belës dhe Bekir Halimit, është marrë më 17 korrik, në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar.

Në një intervistë për emisionin “Tirana Live” në ABC News, Lamallari tha se Shqipëria nuk do të lejojë asnjë agjendë apo nxitje dhune që cenon sigurinë e vendit, duke shtuar se Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Vendimi, sipas tij, është marrë pas informacioneve të siguruara dhe konsultimeve me agjencitë e sigurisë.

“Sa më shumë i afrohemi familjes europiane ne duhet të sillemi si vend anëtar duke marrë çdo masë të nevojshme jo vetëm për të garantuar sigurinë kombëtare por edhe për të mos lejuar asnjë lloj interefence të axhendave të cilat janë të dëmshme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin dhe më gjërë”, theksoi Besfort Lamallari, ministri i Brendshëm i Shqipërisë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts