Detaje të reja kanë dalë në dritë nga historia e Migena Kodrës, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, Roland Sina, ndërsa flinte në të njëjtin shtrat me të voglën e saj 2-vjeçare.
Pas vrasjes së Migenës, kunati u vetëvra në oborrin e banesës, ndërsa prindërit e tij, përfshirë nënën, u zgjuan nga gjumi për shkak të të shtënave me armë.
Ndërkohë ditën e sotme babai i Migenës, i ftuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, ka ngritur dyshime se në këtë ngjarje ka gisht dhe bashkëshorti i vikitmës.
Ndonëse kanë kaluar dy vite nga kjo tragjedi, mes dy familjeve sot e kësaj dite vijojnë konfliktet për kujdestarinë e fëmijëve, të cilët aktualisht mësohet se po qëndrojnë me gjyshin dhe gjyshen.
Kasmi Kodra rrëfeu se prej më shumë se një viti po luftonte ligjërisht me dhëndrin, duke kërkuar rikthimin e fëmijëve në banesën ku u vra nëna e tyre.
Mësohet se në seancën e fundit gjyqësore, gjykata vendosi që fëmijët të jetojnë me babain e tyre.
Në lidhje me këtë situatë, babai i Migenës, mes lotësh kërkon sot drejtësi, ndërsa hedh dyshime se në vrasjen e vajzës ka patur gisht dhe bashkëshorti i saj. Dyshimet e babait, kanë lindur pas rrëfimeve që e bija ka bërë, duke i treguar familjes së saj se së fundmi ka patur konflikte të ashpra me burrin.
“Shkak kryesor ishte një kredi e butë. E kanë diskutuar në familje, ata donin ta merrnin për rikonstruksionin e shtëpisë. Ish-vjehrri i saj i tha; ik me nusen pyesni për kredi. Shkuan bashkë ata, dhe i thanë vjehrrës; nuk të lejohet ty se je invalide, por mund ta përfitojë nusja. Shkuan në shtëpi dhe nisën sherret dhe thanë; katundarja do të na marrë shtëpinë. Plasi sherri. Në vend që ta falënderonin, i futën plumbin në mes të natës. Më mori në telefon vonë, i thash a jeni mirë; mirë. Më tha; o bab janë duke më sharë, mua dhe mamin. Ishte ora 12 pa çerek. I thash të vijë të marr unë tani, jo më tha; hajde më merr më vonë. U çova në 4 e çerek, dhe shkova në lokal dhe kamerieri më tha; ore ky budallai ka vrarë kunatën. Pashë inicialet dhe më shkoi direkt mendja, oh thash është goca ime. Më mori policia pastaj dhe në tha; hajde pushoni vajzën e vogël se nuk pushon. (qan). Arma është gjetur pas shtëpisë dhe 34 milionë lekë në çatinë e shtëpisë. Hetuesia ashtu e thotë; që e vrau kunati vajzës time. Por të vrasësh veten dy herë me plumb, se di. S’ka asgjë gjurmë, janë fshirë. Vetëm vjehrra e gocës është dëshmitare e ngjarjes. Nuk e besoj se është kunati vrasësi. Është e vështirë. Por e kam lënë në dorë të drejtësisë. Orën e saktë të vdekjes nuk e dimë. Nuk i ka lajmëruar policinë ata, por fqinjët. Kur e pyeta gocën se pse pas sherrit nuk merrte në telefon burrin, ajo më tha; nuk ma hap. Unë kam besim te drejtësia, po e pres” është shprehur babai i Migenës.















Comments are closed