Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me burg nga autoritetet britanike për përfshirje në furnizim dhe shpërndarje të drogës së Klasit A, kryesisht kokainë, në zonën e Cumbria Jugore, pranë kufirit të Anglisë me Skocinë.
Katër prej tyre u shpallën fajtorë dhe u dënuan në Gjykatën e Kurorës në Preston për posedim me qëllim furnizimin me drogë të Klasit A, ndërsa një i pestë ishte dënuar më herët dhe është deportuar në Shqipëri.
Të dënuarit janë:
Erald Sulaj, 22 vjeç, nga Dacre Gardens, Boreham Wood – 33 muaj burg
Ergys Elezi, 22 vjeç, pa adresë fikse – 30 muaj burg
Sokratis Lleshaj, 21 vjeç, nga Rawlinson Street, Barrow – 24 muaj burg
Perlat Hamza, 36 vjeç, nga Rawlinson Street, Barrow – 32 muaj burg
Ndërkohë, Egzon Doci, 31 vjeç, nga Roxeth Hill, Harrow, ishte dënuar më herët me dy vjet e tre muaj burg pasi pranoi posedimin me qëllim furnizimin me kokainë. Pas përfundimit të dënimit, ai është deportuar në Shqipëri.















Comments are closed