Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • VLEN: Raporti dyvjeçar i Kuvendit, dëshmon angazhimin për ndryshim dhe zhvillim
Ballina

VLEN: Raporti dyvjeçar i Kuvendit, dëshmon angazhimin për ndryshim dhe zhvillim


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e kryetarit Afrim Gashi, gjatë dy viteve të fundit ka shënuar rezultate të rëndësishme në avancimin e legjislacionit dhe forcimin e funksionimit institucional.

Në raportin dyvjeçar të z. Gashi prezantuar para bashkëkryetarëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, u veçuan disa prej ligjeve dhe reformave më të rëndësishme, si Ligji për Medresenë, Ligji për mbështetjen e investimeve, Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Marrëveshjet kolektive për universitetet si dhe reformat në arsimin e lartë. Gjithashtu, u theksua se në proces të seancave janë edhe një sërë ligjesh nga agjenda reformuese.

VLEN vlerëson se këto arritje janë dëshmi e përkushtimit për të avancuar të drejtat e qytetarëve, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të ndërtuar institucione më efikase dhe më funksionale në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts