Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • LSDM: Ligji që e solli qeveria LSDM-BDI, për mbrojtjen e gjuhës maqedonase, nuk po respektohet nga qeveria e re
Ballina

LSDM: Ligji që e solli qeveria LSDM-BDI, për mbrojtjen e gjuhës maqedonase, nuk po respektohet nga qeveria e re

LSDM ka akuzuar qeverinë aktuale se nuk po e zbaton Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase, i cili u miratua në janar të vitit 2024 gjatë mandatit të qeverisë së atëhershme LSDM-BDI.

Nga partia opozitare theksojnë se, edhe pse ligji u soll me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të gjuhës maqedonase, asnjë nga dispozitat e tij nuk është zbatuar deri më tani. Për këtë arsye, LSDM ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, të mundësojë mbajtjen e një seance mbikëqyrëse për zbatimin e ligjit.

Deputetja Bisera Kostadinovska-Stojçevska deklaroi se institucionet nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për zbatimin e ligjit, duke theksuar se mungon edhe strategjia për gjuhën maqedonase dhe se, sipas saj, ministria përgjegjëse e ka lënë pas dore këtë çështje.

Reagimi i LSDM-së vjen pasi ish-kryetarja e Këshillit për Gjuhën Maqedonase, Simona Grujevska-Maxhoska, dha dorëheqje të parevokueshme dhe deklaroi se “askush nuk kujdeset për gjuhën maqedonase”, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po trajtohet zbatimi i ligjit të miratuar në vitin 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts