Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

Ballina

VLEN: Një javë VLEN, shtatë punë që vlejnë!

Nga zgjidhja për ushtarët profesionistë te autoambulancat e reja, nga pagesat për fermerët te arsimi dhe mbrojtja nga përmbytjet. Kjo është java e qeverisjes VLEN.

Zgjidhje për ushtarët profesionistë pas moshës 45-vjeçare. Qeveria miratoi mundësinë që të vazhdojnë punën në Armatë si personel civil deri në pensionim. Më shumë siguri për ta dhe familjet e tyre.

100 autoambulanca të reja për shëndetësinë. Investim prej 460 milionë denarësh, me pajisje moderne për ndërhyrje dhe trajtim të pacientëve gjatë transportit. Përfitimi shtrihet nga Likova deri në Strugë.

Mbi 379 milionë denarë për mbrojtjen nga përmbytjet në Saraj. Ministria e drejtuar nga Muhamet Hoxha financon rregullimin e rreth 12 kilometrave të shtratit të Lumit të Thatë. Për më pak se tre muaj janë realizuar 20 për qind e punimeve. Investim për të mbrojtur shtëpitë, pronat dhe tokat bujqësore të banorëve.

Vendim historik për Tetovën e studentëve! Për herë të parë, biblioteka “Koço Racin” merr status universitar. Me propozim të ministrit Sedat Sulejmani, Qeveria miratoi vendimin që i jep bibliotekës rol të gjerë në shërbim të studentëve, profesorëve dhe hulumtuesve.

Rreth 149,5 milionë denarë të paguar për 1.934 kultivues mollësh. Paratë për prodhimin e dorëzuar tashmë janë në llogaritë e fermerëve. Shlyerja e detyrimeve dhe mbështetja për prodhimin vendas janë edhe në qendër të angazhimit të zëvendësministrit Albrim Hoxha.

Edhe shkollat në vendbanimet shqiptare të Krushevës nuk janë harruar. Zëvendësministri Driton Sulejmani vizitoi Norovën, Aldancën dhe Vërbovecin. Në Norovë, procedurat e urbanizimit janë drejt përfundimit, për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për shkollën e re.

Qershia mbi tortë, jurisprudenca në shqip më në fund po zgjidhet! Me propozimin e ministrit Jeton Shasivari, çështja e lënë zvarrë për 35 vjet po merr rrugën e zgjidhjes.

*VLEN-i n’punë!

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts