Bilall kasami nga VLEN, në një deklaratë për Alsat shprehet i zhgënjyer me reagimin e zëvendëskryeministrit Arben Fetait lidhur me zhvillimet e fundit në koalicion. Kasami porositë Fetain që çdokush që nuk është në frymën e bashkimit, të vlerësojë veprimin e mëtutjeshëm.
“Mua më vjen keq për zotëri Fetain, ne kemi vlerësuar punën e tij dhe nuk kemi pritur një reagim të tillë duke e pasur parasysh faktin që VLEN-i ka nisur rrugëtimin e tij dhe duhet të vazhdojë drejtë përmbylljes së këtij procesi. Çdokush që nuk është në këtë frymë, mendoj që duhet të vlerësojë veprimin e mëtutjeshëm politik. Atë se zotëri Fetai e ka mbyllur a jo, nuk them as unë as zotëri Taravari, po ai duhet të vendos se si më tutje të veprojë më tutje. Të vazhdojë më aktivitetin politik këtu, apo do ta mbyll”.














