Në prag të festës së Fitër Bajramit, në çerdhet e Tetovës është organizuar një aktivitet humanitar me fokus gëzimin dhe mirëqenien e më të vegjëlve.
Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar se në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Agimi i Bamirësisë”, janë shpërndarë pako me dhurata për fëmijët në çerdhet e qytetit. Sipas tij, ky aktivitet synon të ndajë atmosferën festive me fëmijët dhe të sjellë buzëqeshje në ditët e Bajramit.
“Buzëqeshjet e tyre të sinqerta dhe sytë plot gëzim janë dhurata më e madhe për ne”, është shprehur Qamili, duke falënderuar njëkohësisht shoqatën për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në aktivitete humanitare.
Ky organizim vjen si pjesë e aktiviteteve festive me rastin e Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve.















Comments are closed