Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Tre mjekë pranojnë mbipagesën dhe kthejnë 25 mijë euro
Lajmi i Fundit

Tre mjekë pranojnë mbipagesën dhe kthejnë 25 mijë euro

Tre mjekë nga disa institucione publike shëndetësore në vend kanë kthyer vullnetarisht rreth 1.5 milionë denarë (afërsisht 25 mijë euro) në buxhetet e institucioneve ku punojnë, pasi u konstatua se kishin marrë paga më të larta se sa parashikon ligji

Këtë e bëri të ditur sot drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, i cili theksoi se bëhet fjalë për raste të llogaritjes së gabuar të të ardhurave. Megjithatë, ai nuk dha detaje konkrete se për cilët mjekë apo për cilat spitale apo klinika bëhet fjalë, duke lënë paqartësi për opinionin publik lidhur me vendin ku kanë ndodhur këto parregullsi.

Ndërkohë, një rast tjetër i veçantë që së fundmi tërhoqi vëmendje të madhe në publik nuk lidhet me këtë çështje. Mjeku për të cilin kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ka fituar deri në 12 mijë euro në muaj, nuk është pjesë e këtij grupi që ka kthyer mjetet.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Sloboden Peçat”, bëhet fjalë për një profesionist shëndetësor që të ardhurat e larta i ka realizuar përmes angazhimeve shtesë jashtë pagës bazë, në një nga specialitetet më deficitare në sistemin shëndetësor të vendit.

Comments are closed

Related Posts