Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Feti Abazi: Pas dy vitesh, pastrohet deponia, poshtë lumit të Bogovinës. Hudhja e mbeturinave, do sanksionohet
Ballina

Feti Abazi: Pas dy vitesh, pastrohet deponia, poshtë lumit të Bogovinës. Hudhja e mbeturinave, do sanksionohet

“Sot realizuam një aksion të rëndësishëm për pastrimin e deponisë së egër në të dyja anët e rrjedhës së poshtme të lumit të Bogovinës. Për vite me radhë kjo hapësirë ka qenë e ndotur nga hedhja e pakontrolluar e materialeve të ndryshme, duke dëmtuar mjedisin dhe cilësinë e jetës sonë”, ka njoftuar, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar se, prej sot e tutje, komuna për hudhësit e mbeturinave, do të ndërmerr masa ligjore.

“Nga sot, çdo hedhje e mbeturinave në këto hapësira NDALOHET RREPTËSISHT, për ata që nuk e respektojnë këtë ndalesë do të merren masa konkrete.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit tonë. Mjedisi i pastër është detyrë e përbashkët – ta mbrojmë sot për një të ardhme më të mirë për të gjithë.”, ka përfunduar, Abazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts