Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Tragjedia në Shkup, mësohet identiteti dhe mosha e viktimave
Kronika e Zezë

Tragjedia në Shkup, mësohet identiteti dhe mosha e viktimave

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në unazën e qytetit të Shkup, mes mbikalimit të Vizbegovës dhe nyjës së Mirkovcit, pasi një kamion me targa të Kosovës ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur drejtpërdrejt me një veturë “BMW”.


Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se aksidenti është raportuar më 21 maj 2026 rreth orës 23:00.
Sipas policisë, B.B. (76) nga Kosova, duke drejtuar kamionin “MAN” me gjysmërimorkio me targa kosovare, ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka kaluar mbi gardhin metalik në drejtimin e kundërt dhe është përplasur me veturën “BMW” me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.V. (51) nga Shkupi.


Pas përplasjes ka shpërthyer zjarr në të dy automjetet, ndërsa vetura dhe kabina e kamionit janë djegur plotësisht. Zjarri është lokalizuar nga njësitet e zjarrfikësve të Shkupit.
Në vendngjarje kanë humbur jetën drejtuesi i veturës R.V. (51), si dhe bashkëudhëtarët A.V. (20) dhe P.M. (20) nga Shkupi. Viktimë ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat janë dërguar për obduksion.
Shoferi i kamionit është arrestuar dhe është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.


Për shkak të hetimeve në vendin e aksidentit, komunikacioni në unazën e Shkupit ka qenë i devijuar nga ora 23:10 deri në 05:00 të mëngjesit, pas së cilës është normalizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts