Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në emisionin “Win- win” në Televizionin Telma ka thënë se qëndrimi i tij dhe i VLEN është se duhet të këtë ndryshime kushtetuese.
“Qëndrimi jonë është se nuk ka tranzicion në qëndrim, por ka kontinuitet dhe qëndrimi jonë si VLEN dhe qëndrimi im personal është i njëjtë, ne mendojmë se duhet të këtë ndryshime kushtetuese”, ka thënë Gashi.
Por, në pozitën e kryetarit të Kuvendit, ai vlerëson se jep qëndrime shtetërore dhe ky është pozicion edhe i shumicës.
“Pra, qëndrimi jonë është i qartë dhe i pandryshueshëm edhe si VLEN dhe i gjithë deputetëve shqiptarë pa dallim nëse është pushtet apo opozitë, kur flasim për këtë temë dhe kur bëhet fjalë për vullnet politik të deputetëve të VMRO-së, të cilët në bisedimet që zhvillojmë, thonë se ndjehen të cenuar për identitetin, gjuhën dhe historinë. Pra ju si bashkëqytetarë nuk mundeni të shkoni kundër atyre ndjenjave të qytetarëve të cilët kanë marrë besimin më të madh në zgjedhje si strukturë politike”, ka thënë Gashi.














