Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Tirana shpall “non grata”, Valon Belën dhe imamin Bekir Halimi: Kryen veprimtari në dëm të shtetit shqiptar
Lajmi i Fundit

Tirana shpall “non grata”, Valon Belën dhe imamin Bekir Halimi: Kryen veprimtari në dëm të shtetit shqiptar

Ministria e Brendshme e Shqipërisë shpalli “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar. Siç raportojnë mediat në Tiranë, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.

Vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit Shqiptar, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Belën dhe imamin Bekir Halimi me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.


Disa javë më parë, Ministria e Brendshme vendosi të shpallë “non-grata” edhe shtetasen e Kosovës, Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh.

Comments are closed

Related Posts