Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Abazi, nis rinovimin e shkollës fillore në Bogovinë: Investojmë në shkolla funksionale dhe mjedis cilësor në arsim
Ballina

Abazi, nis rinovimin e shkollës fillore në Bogovinë: Investojmë në shkolla funksionale dhe mjedis cilësor në arsim


Komuna e Bogovinës, ka filluar rikonstruimin e brendshëm, në shkollën fillore të Bogovinës.

Në këtë rinovim janë përfshirë, lyerja e ambienteve të brendshme, renovimi i nyjeve sanitare, riparimi i dyerve dhe radiatorëve, si dhe pajisja e stafit me dollapë të rinj, ka njoftuar në Facebook Feti Abazi, kryetar i kësaj komune.

Postimi i plotë:

Vazhdojnë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor!

Komuna e Bogovinës ka nisur punimet për përmirësimin e kushteve në SHFK “Abdyl Frashëri” në Bogovinë. Në kuadër të këtij investimi po realizohen lyerja e ambienteve të brendshme, renovimi i nyjeve sanitare, riparimi i dyerve dhe radiatorëve, si dhe pajisja e stafit me dollapë të rinj.

Sot nga afër inspektuam ecurinë e punimeve, të cilat do të krijojnë kushte më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor.

Vazhdojmë të investojmë në shkolla më funksionale dhe një mjedis më cilësor për arsimin në Komunën e Bogovinës”, ka mbaruar, ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts